Lajme

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Kosovës arreston shtetasin serb

04/27/2021 22:25
nga:Y I

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar rastin  ku tha se Policia e Kosovës është arrestuar i dyshuari serb duke u referuar bashkëpunimit ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit.

44-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “grabitje të armatosur në një shtet tjetër”.

“Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, përderisa nga autoritetet e Republikës së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim”, thuhet në përgjigjen e tij.