Showtime

Ishte përmendur shumë në Big Brother VIP Kosova, Teuta Krasniqi reagon për herë të parë

06/09/2024 13:38
nga:G B

E ftuar në emisionin Prive, për t’u përgjigjur 25 pyetjeve, Teuta tregoi shumë gjëra nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Në mes të shumë pyetjeve, ishte padyshim edhe një për Big Brother VIP Kosova, në të cilin Teuta ishte përmendur shpesh, për shkak që pjesëmarrës ishte ish-bashkëshorti i saj, Blero.

Por, duket se kjo gjë nuk i ka penguar shumë aktores, pasi deklaroi se është në rregull që e kanë përmendur duke shtuar që dikur vetëm je rehat dhe nuk merresh shumë me gjërat që fliten.

“Para disa dite ma ka përmendur dikush që jam përmendur në Big Brother. Unë kam dëgjuar që jam përmendur në Big Brother, nuk është që nuk e kam shikuar, i kam përsjellur 4-5 Prime, nuk jam shumë fanatike, nuk jam shikuese e devotshme e asnjë emisioni ose seriali deri në atë masë, por e di që më kanë përmendur, është në rregull”, – u shpreh Teuta.

Ndërsa kur u pyet nëse i ka penguar kjo gjë, Teuta u se nuk i bën përshtypje nëse fliten gjëra çoftë edhe të pavërteta, pasi kjo ka ndodhur edhe më herët dhe aktorja në njëfarë mënyrë është mësuar dhe është bërë ‘imune’ ndaj këtyre gjërave.