Sporti

“Ishte një ëndërr”, Zhegrova reagon pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve: Jetoj për netë si këto

08/29/2024 10:02
nga:Lorik J

Skuadra e Lille dje e siguroi edhe zyrtarisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Lojtari kryesor i Lille në këto ndeshjet kualifikuese të Champions League ishte padyshim diamanti kosovar, Edon Zhegrova, shkruan GazetaBlic Sport.

Zhegrova realizoi gol në duelin e parë ndaj Slavia Pragës – por gjeti edhe golin dje, gol ky që doli të jetë absolutisht tejet i rëndësishëm për kualifikim.

Kosovari pas ndeshjes tha se kjo ishte ëndërr për ta.

“Ishte e gjitha një ëndërr. Ne jetojmë për kësi net. Ne ia dolëm”, shkroi futbollisti ofanziv në Instagram.

/GazetaBlic Sport