Duket se momentit negativ të Sergio Ramos në Paris Saint-Germain i ka ardhur fundi.
Për herë të parë që nga ardhja në klubin parizian (merkato verore), qendërmbrojtësi thirret për të dytën herë radhazi dhe tashmë është gati për ndeshjen e kësaj të mërkurë, kundër Lorientit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja e fundit e reprezentuesit spanjoll në ligën franceze ishte kundër Saint-Étienne më 28 nëntor dhe më pas humbi tre ndeshjet e ardhshme për shkak të lodhjes së muskujve.
Sergio Ramos filloi në ndeshjen Kupën e Francës kundër Feignies-Aulnoye, dhe tani thirret sërish.
/GazetaBlic Sport/


