Lajme

Ishte në një kafiteri me vëllain e tij, vdes 60-vjeçari në Prizren

07/06/2025 15:04
nga:Genita C

Një 60-vjeçari në Prizren, i cili kishte pasur probleme shëndetësore, derisa sot po qëndronte në një nga kafenetë e këtij qytetati, i është përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur.

Sipas policisë, me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Komunikata:

Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment ju ka përkeqësu gjendja shëndetsore.

Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme.

Njësit relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Rasti është duke u hetuar.