Lajme

Ishte në kërkim policor, i dyshuari ikën në drejtim të Serbisë

06/24/2024 08:31
nga:G B

Një person i cili ishte në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë.

Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orësh.

“PKK. Merdarë, Podujevë / 23.06.2024 – 02:00. I dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte qenë në kërkim policor me veturë ka ikur në drejtim të Serbisë. Është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale”, thotë policia.