Lajme

Ishte në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kurbini

12/10/2022 11:29
nga:Y I

Një 35-vjeçar është vënë pranga nga policia e Kurbinit pasi ishte dënuar nga drejtësia italiane me 12 vite burg.

Ai rezulton i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale.

Mësohet se në pranga ka rënë Valentin Lleshi.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.