Lajme

Ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, Kurti e Konjufca vizitojnë deputetin e VV-së

03/24/2023 16:28
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka njoftuar se është liruar nga spitali pas katër javësh, ku ishte shtrirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, tek sa ka publikuar edhe fotografi gjatë vizitës që i është bërë nga Kurti e Konjufca, ai ka bërë të ditur se tashmë trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.

“Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjëndje të rënduar shëndetsore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë. Me këtë rast, dua të falenderoj nga zemra të gjithë punonjësit të klinikës Infektive, por edhe asaj të Neuro Kirurgjisë, të cilët bënë gjithçka që unë ta marr vetën dhe t’i kthehem punës dhe jetës. Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështersi” shkruan Dugolli në Facebook raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë: