Sporti

Ishte në gjendje kome për 26 ditë, Rico rikthehet në stërvitje tek PSG

04/11/2024 16:24
nga:Mergim Rreci

Pas humbjes së djeshme ndaj Barcelonës, Paris Saint-Germain ngushëllohet me lajmin e mirë që ka mbërritur për shëndetin e Sergio Ricos.

Pak më shumë se dhjetë muaj pas aksidentit të tmerrshëm me kuaj që ndodhi në Andaluzi, i cili e la në koma për 26 ditë, portieri spanjoll do të mund të rikthehet në stërvitje me ekipin e Luis Enriques.

Sipas informacioneve të raportuara nga RMC Sport, 30-vjeçari spanjoll ka marrë autorizimin nga stafi mjekësor dhe mund ta shohë veten sërish në qendrën sportive në fund të prillit.

Rico aktualisht po ndjek një plan të personalizuar dhe po stërvitet në shtëpinë e tij, në Spanjë. Kujtojmë gjithashtu se kontrata e tij me kryeqytetasit skadon në fund të qershorit.