Sporti

Ishte në fushë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, futbollistit të Atalantës i grabitin shtëpinë

12/10/2021 19:07
nga:Mergim Rreci

Një tjetër futbollist bie pre e grabitjes në Itali dhe këtë herë është sulmuesi kolumbian i Atalantës, Luis Muriel, të cilit iu grabit shtëpia ndërkohë që ishte në “Gewiss Stadium” për të luajtur ndeshjen ndaj Villarealit.

Menjëherë pas humbjes së zikaltërve, Muriel u rikthye në shtëpi, por pa aty një rrëmujë të vërtetë të lënë nga hajdutët dhe njoftoi policinë rreth orës 23:00, e cila nisi menjëherë hetimet për të identifikuar grabitësit.

Paraprakisht raportohet se nga shtëpia e Muriel janë marrë sende me vlerë si ora dhe aksesorë të ndryshëm që kolumbiani kishte në shtëpinë e tij, duke ia bërë mbrëmjen edhe më të dhimbshme, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.