Sporti

Ishte në dilema, ky është vendimi i fundit i Edinson Cavanit

01/11/2022 10:38
nga:Mergim Rreci

Edinson Cavani i ka thënë Ralf Rangnick se nuk do një largim nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Kontrata e sulmuesit në Old Trafford përfundon në fund të sezonit dhe ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij me pretendime se ai do të shtynte të largohej nga klubi këtë muaj, përcjell GazetaBlic Sport.

Burimet hodhën poshtë raportet që lidhnin uruguaianin me një lëvizje te Barcelona si “zhurmë agjentësh” dhe Rangnick e ka bërë të qartë se dëshiron që 34-vjeçari të qëndrojë pas bisedimeve me sulmuesin.

/GazetaBlic Sport/