Lajme

Ishte me vite në pushtet, tash moralizon Pacolli: Qeveri, ruaje natyrën se po shkatërrohet Kosova!

07/01/2023 11:38
nga:Gazeta Blic

Ish- presidenti i Kosovës, tani deputet në Kuvend, Behgjet Pacolli ka një lutje për Qeverinë e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai po kërkon që Qeveria të ndaloj prerjen e pyejeve.

Megjithatë, nuk dihet harruar faktin se Pacolli ka qenë pjesë e qeverisjes në Kosovë për disa vite.

Në vazhdim e gjeni postimin e plotë të tij:

Sot lexova një artikull të mirë, kreu i departamentit të hetimeve të kantonit Ticino e mban përgjegjës kreun e departamentit perkates për prerjen e tre bredhave në një parcelë private diku thellë në një pyll.
Sa bukur është kjo… e në Kosovë po priten mijëra e mijëra hektarë pyje (duke prishur ekuilibrin ekologjik) dhe të gjitha kundërshtimet që ne i bëjmë kësaj dukurie shkatërruese bien në vesh të shurdhër, pa asnje përgjegjësie madje as morale.
Ruajeni natyrën e Kosovës, ju lutem!!!! Kosova çdo ditë e më shumë po shkatërrohet.
Qeveri, bëj diçka kundër këtij fenomeni!