Trupi i pajetë i një 25-vjeçari me inicialet A.D. është gjetur mbrëmjen e kësaj të premteje në një kanal vaditës në Peqin.
I riu ishte raportuar i zhdukur gjashtë ditë më herët nga familjarët.
Sipas informacioneve të ardhura nga policia ai dyshohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Cengelaj, në kanalin vaditës, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur në ujë, shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Peqin.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilin kishin kallëzuar familjarët se ishte larguar nga banesa më datë 07.12.2024”,-thuhet në njoftim.
/Euronews Albania/