Sporti

Ishte jashtë fushave për 10 muaj, Thiago luajti 6 minuta dhe u lëndua përsëri!

02/08/2024 16:22
nga:Lorik J

Mesfushori i Liverpool, Thiago Alcantara ka pësuar një tjetër lëndim. Ish-reprezentuesi spanjoll u kthye pas gati 10 muajsh si zëvendësues i vonë në humbjen 3-1 të së dielës së kaluar ndaj Arsenalit, por përballet me një tjetër mungesë me një problem muskulor.

Thiago, i cili zëvendësoi Joe Gomez pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, u ankua për shqetësime pas ndeshjes dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të mëtejshme. Në këtë fazë është e paqartë se sa kohë do të jetë jashtë.

32-vjeçari përballet me një të ardhme të pasigurt pasi kontrata e tij skadon këtë verë.

Liverpool gjithashtu do të jetë pa Dominik Soboslay për ndeshjen e së shtunës me Burnley, pasi hungarezi ka një ndrydhje.

/GazetaBlic Sport