Lajme

Ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, ekipi FAST i Policisë e arreston shtetasin e huaj

01/13/2026 16:00
nga:Sh R

Policia ka njoftuar se ekipi FAST ka arrestuar një shtetas të huaj që ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Sot me datë 13.01.2026 rreth orës 11:45, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht ekipi FAST, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet tjera, ka identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.”