Lajme

“Ishte ftohtë atë ditë por njëkohësisht ishte edhe dita më e ngrohtë e shekullit”- Çitaku uron Ditën e Pavarësisë

02/17/2024 07:50
nga:Y I

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar Kosovën në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo e përshkruan 17 shkurtin e 2008-ës si një ditë të ftohtë, por njëkohësisht si ditën më të ngrohtë të shekullit.

“Ishte ftohtë atë ditë Shkurti të vitit 2008. Por ishte njëkohësisht edhe dita më e ngrohtë e shekullit. Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.