Portieri i Portugalisë, Diogo Costa, hyri në histori për dy gjëra, pasi priti 3 penallti kundër Sllovenisë për ta dërguar ekipin e tij në çerekfinale, ku do të përballet me Francën.
Ai u bë portieri i parë në histori që priti 3 penallti radhazi për të vendosur fituesin përfundimtar.
Përveç kësaj, ai u bë portieri i parë në historinë e kampionateve evropiane që nuk lejoi një gol në ekzekutimin e penalltive për të përcaktuar fituesin përfundimtar.
Ishte padyshim fantastik dje në ndeshje portieri portugez dhe më meritori që kombëtarja e tij kaloi tutje.
/GazetaBlic Sport