Sporti

‘Ishte e vështirë’: Fermin Lopez flet pasi u zgjodh lojtari më i mirë në ndeshjen Barça-Slavia Praga

01/21/2026 23:23
nga:Lorik J

Fermin Lopez u shpall Lojtari i Ndeshjes në ndeshjen e Barcelonës kundër Slavia Prague që katalunasit e fituan 2-4.

Mesfushori shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën e parë të asaj ndeshjeje, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte një ndeshje të vështirë.

Pasi mbaroi ndeshja, Fermin tha këtë: “E dinim që ishte një ndeshje e vështirë, ata bëjnë shumë presion. Po përpiqem të shfrytëzoj mundësitë e trajnerit”, tha Lopez.

“Të gjithë bëmë një performancë të shkëlqyer. Jam i lumtur për MVP-në dhe fitoren” shton Fermin.

/GazetaBlic Sport