Lajme

“ Ishte e qartë, deputetët e PDK-së në dalje të sallës, për dorën një fjalor jashtëzakonisht të ulët dhe të papranueshëm”

05/07/2021 00:27
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbëri Nagavci, ka folur për përplasjen që ka ndodhur gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës në mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se deputetët e PDK-së ishin ata që përdorën fjalor fyes ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës.

“Është turp është për keqardhje që deputetët të përdorin një fjalor të tillë ndaj kolegëve të tyre ose ndaj ministrave. Disa nga fjalët që dëgjuan edhe në incizime ishin disa prej deputetëve të PDK-së të cilët në dalje të sallës së Kuvendit, u ndalën ofenduan ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla por edhe ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, me shprehje të pa pranueshme pra ishte e qartë që dëshironin të tensionin situatën, duke shkuar më pasë edhe me ndërprerje të seancës duke shkuar me pushim, ku u pamundësuar mbajta e debatit për arsimin”

Nagavci ka deklaruar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast nuk përdorën asnjë deklaratë të papranueshme.

“Ishte e qartë, deputetët e PDK-së në dalje të sallës, për dorën një fjalor jashtëzakonisht të ulët dhe të papranueshëm. Në këtë situatë ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kërkoi që të mos përdorej ajo gjuhë ndaj ministres Gërvalla”.

“Deputetët insistonin për t’i zgjedhur këto biseda jashtë, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, e kërcënoi deputetin e LVV-së me fjalët se do t’ia ‘heq kokën’. Derisa nuk e kemi asnjë deklaratë apo gjuhë të papranueshme nga ana e deputetëve të LVV-së, ishin të zëshme deklaratat edhe gjuha kërcënuese e deputetëve të PDK-së. Kjo gjuhë është e papranueshme debatet duhet të zhvillohen në Kuvend”, ka thënë Nagavci

Seanca që kishte për t’u mbajtur sot ishte thirrur nga PDK-ja në të cilën pritet të diskutohej për gjendjen e arsimit në pandemi. Nagavci pohoi se bashkë me stafin e saj ishin të gatshëm të diskutonin dhe debatonin në Kuvend për të gjitha problemet e arsimit që është tani.