Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Librazhd, me ç’rast ka humbur jetën një 65-vjeçare.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet e ka përplasur për vdekje 65-vjeçaren, e cila ishte duke kaluar rrugën.
Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.


