Një burrë nga Gjakova është rrëzuar në tokë pa ndjenja, derisa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Gjakovë 10.12.2021 – 13:20. Viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja.
Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.