Showtime

Ishte dënuar për kultivim të narkotikëve, Bim Bimma flet për periudhën e kaluar në burg

11/13/2022 19:16
nga:G C

Është ndër reperët më të njohur dhe të pëlqyer shqiptarë por e shohim rrallë në paraqitje televizive.

Bëhet fjalë për BimBimma, emri i vërtetë i të cilit është Burim Kursani.

Reperi që prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të bujshme ka qenë i ftuar në “Barber shok” ku ka folur për fillimet e tij në muzikë dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

BimBimma foli edhe për periudhën e kaluar në burg, duke thënë se ajo e ka bërë më të fortë dhe ka arritur të zbulonte edhe një pjesë tjetër të karakterit të tij.

“Tu e pas parasysh që jam fëmijë i një ushtaraku, unë e kam patur gjithmonë një lloj regjimi në shtëpi, unë e kam kryer edhe fakultetin, ndërsa në burg e kam përfunduar edhe një lloj fakulteti tjetër, nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh në mua, vetëm më ka bërë më të fortë, më i qëndrueshëm, nuk është e lehtë kam qëndruar për tre muaj pasi nuk kam patur dosje kriminale, aty i kam bërë të gjithë shok, më ka bërë të mendoj më shumë, kam zbuluar karakterin tim më shumë, nuk ka qenë e vështirë”, është shprehur reperi.

Kujtojmë se para 5 viteve Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor reperin për kultivim të narkotikëve në banesën e tij.

I njëjti është dënuar me 1 vit burgim dhe 500 euro gjobë. Mirëpo, dënimi me burg nuk do të ekzekutohej nëse Kursani nuk kryen vepër tjetër penale brenda 2 viteve.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ferdane Sylejmani, reperi Bim Bimma e ka pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën e kishte ngarkuar aktakuza.

Sipas prokurorisë më 15 prill 2008, në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance.