Lajme

Ishin shtrirë në shina, treni shtyp për vdekje 3 refugjatë në Francë

10/12/2021 15:59
nga:Y I

Tre refugjatë janë vrarë dhe një është plagosur rëndë pasi një tren i shtypi ata në jug-perëndim të Francës.

Kryebashkiaku lokal dhe policia thanë se refugjatët ishin shtrirë në shina kur u përplasën nga treni në një qytet bregdetar, pranë Biarritz sot (12 tetor) në mëngjes.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërkohë është duke u zhvilluar hetimi policor, shkruan BBC.

Kryebashkiaku i Ciboure tha se zona ishte e njohur si një rrugë tranziti për emigrantët.