Një 34 vjeçar me inicialet F.B. (emër i njohur për redaksinë), nga fshati Pakashticë, dyshohet se vrau aksidentalisht 30 vjeçarin M.K. nga fshati Dumnicë, komuna e Podujevës.
Gazeta Blic merr vesh nga banorët e fshatit Pakashticë, fshat ku ka ndodhur ngjarja tragjike, se ata kishin dalur për gjueti në malet e fshatit dhe e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur tragjikisht.
Dorasi dhe viktima janë familjarë mes vete – konkretisht baxhanakë.
Rastin për Gazeta Blic e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një person është arrestuar.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar, dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K., (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Dyshimet e para për ngjarjen e rëndë në Podujevë, ku mbet i vrarë një person