Shqipëria ka arritur një fitore madhështore ndaj Hungarisë.
Kuq e Zinjtë kanë arritur fitore minimale në Puskas Arena.
Golin e vetëm në këtë duel shënoi, Armando Broja, shkruan GazetaBlic Sport.
Broja realizoi një supergol pas një super solo aksioni në minutën e 80’të të takimit.
Shqipëria pozicionohet e dyta me këtë fitore shkon në kuotën e 15 pikëve, një më shumë se Polonia që është kundërshtari direkt i Shqipërisë për këtë pozitë.
Pas ndeshjes ka folur heroi i ndeshjes, Armando Broja, i cili tha se është i lumtur që kishte mundësi ta ndihmonte ekipin.
“Trajneri më tha nëse isha i gatshëm dhe unë i thash po, jam i lumtur që mund t’i ndimoja klubit, shyqyr që bëra golin dhe morëm tre pikë”, tha fillimisht ai.
“Jemi duke u bërë një ekip i mirë, jemi të bashkuar, sa herë që vi në Shqipëri e shoh që jemi më të afërt, tash jemi të përqëndruar për ndeshjen ndaj Polonisë”, shtoi ai.
“Gjithmonë kur hym në ndeshje kemi mendjen për të fituar pavarësisht kundërshtarit, qoftë Polonia, Anglia apo kushdo qoftë”, vazhdoi Broja.
“Nuk ndihem i zhgënjyer që nuk isha titullar pasi isha i lënduar, trajneri më pyeti nëse isha gati, unë i thash po pasi gjithmonë dua ta ndihmoj ekipin”, përfundoi sulmuesi i talentuar shqiptar.
/GazetaBlic Sport/


