Lajme

Ish zv /ministri i Arsimit ka disa pyetje për Arbërie Nagavcin, ‘zbulon’ se tenderi për librat shkollor u mbyll pas tri ditësh

08/22/2023 09:54
nga:N M

Ish zëvendës ministri i Arsimit Nehat Mustafa sërish ka reaguar në lidhje me mundësinë që prindërit vetë t`i blejnë librat shkollor dhe më pas të kompensohen nga ministria e Arsimit, raporton Gazeta Blic.

Mustafa ka ‘zbuluar’ se tenderi për furnizim me tekste shkollore ka qenë i hapur vetëm tri ditë dhe është mbyllur.

Ai ka pyetur ministren Arbërie Nagavci se pse tenderi nuk është shpallur në muaj mars, prill apo qershor.

Reagimi i plotë:

Një pyetje për fansat e Ministres Nagavci
Si të spjegohet fakti që tenderi për tekstet shkollore është shpallur më 07.07.2023 dhe është mbyllur vetëm pas tre ditêsh , pra më 10.07.2023 dhe logjikisht ky tender është anuluar nga KRPP ?
Pse kjo urgjencë ? Pse nuk është shpallur tenderi në muajt mars, prill, maj apo qershor, ? Premtimi i ministres ka qenë që gjatë muajit korrik librar do shpërndahen në shkolla e jo se do shpallet tenderi.
Ju lutem të komentoni si prindër e familjar, e jo si militantë të hipnotizuar !

Lekaj: Nagavcin e shkarkova para 10 viteve nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës“Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët