Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, e ka quajtur shkelje të Ligjit, nismën e vedimit të ri që paralajmëroi ministrja Arbërie Nagavci, për pajisjen e nxënësve me tekstet shkollore.
Sipas tij, kjo meqë kjo çështje ishte zgjidhur në kohën sa Hashim Thaçi ishte kryeministër i vendit, duke ua mundësuar pajisjen falas nxënësve me libra shkollor, transmeton klankosova.tv.
”Është shkelje e ligjit, sepse shpërndarja e librave falas për nxënës, ka një histori tanimë 15 vjeçare”.
”Tani 15 vjet pas, kemi një regres, kemi një kthim prapa, kemi një situatë të papritur dhe shumë të rënduar të prindërve, që kanë reaguar në mënyrë masovike, sepse po u kthehet ajo periudha kur cdo 1 shtator kishin brengë se a do të kenë mundësi t’i përgatisin nxënësit për në shkollë, e që atë brengë e kishin hequr nga viti 2008”.
Teksa në Edicionin Special, Mustafa u shpreh se ajo çfarë ministrja Nagavci paralajmëroi, qe një ‘bombardim’ i prindërve të cilët kanë fëmijët në shkolla.
”Kurse sot prindërit u bombarduan, ose atakuan me vendimin që e proklamoi ministrja e Arsimit [Arbërie Nagavci]”


