Ish-zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se orët e humbura duhet të zëvendësohen, raporton Gazeta Blic.
Mustafa ka thënë se SBASHK dhe Këshilli i Prindërve duhet ta përkrahin zëvendësimin e orëve të humbura.
“Duhet bërë përpjekje maksimale që të rikuperohen sa më shumë që është e mundur pasojat e orëve të humbura. Prandaj, kêrkohet një angazhim serioz nga MASHTI dhe DKA që të planifikojnë , organizojnë dhe monitorojnë zëvendësimin e orëve të humbura” shkruan ai në Facebook.
Reagimi i plotë:
PO zëvendësimit të orëve të humbura gjatë grevës
Tanimë kur procesi mësimor êshtë normalizuar në të gjitha shkollat, SBASHK dhe Këshilli i Prindêrve duhet ta përkrahin zëvendësimin e orëve të humbura.
Duhet bërë përpjekje maksimale që të rikuperohen sa më shumë që është e mundur pasojat e orëve të humbura. Prandaj, kêrkohet një angazhim serioz nga MASHTI dhe DKA që të planifikojnë , organizojnë dhe monitorojnë zëvendësimin e orëve të humbura.
QEVERIA përdori gjithë mekanizmat e saja për ti ndëshkuar mësimdhënësit me mospagesën e pagave. SBASHK dhe mësimdhënësit e tejkaluan vetvetën dhe ju rikthyen punës në shkolla. Edhe pse me vonesë, QEVERIA bëri mirë që lëvizi në drejtim të ekzekutimit të pagave.
Tani duhet ulur tensionet dhe QEVERIA e MASHTI duhet të distancohen nga eksponentët ( ministra e deputetë) dhe partnerër e tyre të cilë vazhdojnë që pa fije turpi, e të orkestruar ti fyejn, akuzojn e etiketojnë mësimdhënësit.
Shoqëria jonë nuk duhet të lejojë që përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që menaxhojnë buxhete milionëshe të krijojnë opinione antimësimdhënës.
Përfundimi i një beteje pa fitues ka prodhuar vetëm humbës, e humbêsit më të mëdhenjë kanë qenë nxënësit. Është koha të reflektojmë të gjithë, e mbi të gjitha kërkohet një reflektim serioz nga QEVERIA.e MASHTI.


