Lajme

Ish-zëvendëskryeministri nga LDK: Odaloviq dhe Vuçiq janë pjesë e regjimit të Millosheviqit, kërkesa e Kurtit është normale

06/16/2021 18:02
nga:M K

Këshilltari i ish-kryeministrit, Avdullah Hoti për çështjen e të pagjeturve, Ramë Manaj ka thënë se kërkesa e kryeministrit Albin Kurti, se kryetari i Komisionit për të pagjeturit në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odaloviq, duhet të intervistohet për këtë çështje, është kërkesë normale.

Ai në “Frontal”, ka thënë se Odaloviq është pjesë e regjimit të Millosheviqit.

“Kjo kërkesë më duket normale dhe e drejtë por gjithmonë me shpresën që nëse ndërrohet të vjen dikush që ka më shumë bashkëpunim. Ai është pjesë e regjimit të Millosheviqit siç është edhe vet presidenti Vuçiq. Është pak vështirë të besosh që të ketë rezultate pozitive”, deklaroi Manaj.

Manaj ka folur edhe për Odaloviqin. Ai tha se ka qenë bashkëpunues dhe korrekt me palën kosovare për të pagjeturit.

“I kam pasur me të tri katër takime. Unë me bashkëpunëtorë kam qenë tre herë në Serbi. Kemi pasur takime me të. Në kuptimin e bashkëpunimit ai ka qenë korrekt. Kjo nuk do të thotë që po e amnistojë atë, derisa nuk ka gatishmëri që institucionet serbe të i japin informacionet që i kanë. Ata i kanë informatat e plota për të gjithë të pagjeturit, që janë rrëmbyer e janë zhdukur. Ato informacione i kanë në arkivat shtetërore”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Kosnett: Kosova sa herë që ka krizë, pret ndihmë nga Quinti, kjo s’do të zgjasë përgjithmonë