Ish-mesfushori i Liverpool, Chelsea dhe Arsenal, Yossi Benayoun i mbijetoi një sulmi të frikshëm me granatë në shtëpinë e tij në Izrael në fundjavë.
Benayoun ishte i pranishëm brenda shtëpisë, së bashku me familjen e tij, kur një individ me motoçikletë iu afrua pronës dhe hodhi granatën.
Sipas raporteve në Izrael, shpërthimi shkaktoi “dëmtime të vogla” në hyrje të ndërtesës, por askush nuk u lëndua nga shpërthimi.
Shërbimet e urgjencës nxituan në rezidencën Beyanoun, rreth orës 23:00 të së dielës mbrëma dhe një hetim policor tani është duke u zhvilluar.
Raportet thonë se incidenti po trajtohet si një sulm kriminal dhe jo si një ngjarje terroriste.
/GazetaBlic Sport


