Kostas Manolas ka nënshkruar për klubin grek Pannaxiakos.
Ky është vendi ku qendërmbrojtësi filloi karrierën e tij. Manolas ishte pjesë e Pannaxiakos nga viti 2003 deri në 2007 para se të largohej në një tjetër skuadër greke Thrasyvoulos ku kaloi dy vitet e ardhshme.
Pannaxiakos ndodhet në ishullin Naxos ku ka lindur Kostas. Popullsia e këtij vendi thuhet të jetë më pak se 20,000 njerëz.
Manolas ka luajtur ndër të tjera për Romën, Napolin dhe Olympiacos. 33-vjeçari bëri gjithsej 206 paraqitje për Romën dhe shënoi golin e famshëm kundër Barcelonës në çerekfinalet e Champions League 2018.
/GazetaBlic Sport


