Lajme

Ish-ushtari i KFOR-it kujton kohën kur shërbeu në Kosovë dhe lojën që bënte me kitarë

06/22/2021 13:34
nga:Gazeta Blic

Ish-ushtari norvegjez i KFOR-it, Kenneth Andresen, ka kujtuar kohën kur ishte me mision në Kosovë.

Ai ka ndarë një moment relaksimi, ku shihet teksa po luante me kitarë.

Këtë ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter.

“Gjatë vendosjes së KFOR-it në Kosovë. Kishte kohë edhe për pushim e relaksim”, shkroi Andresen.

Ndryshe, ky nuk është postimi i vetëm i tij nga koha kur ishte në Kosovë në luftën e vitit 1999, të tilla postime ai bën vazhdimisht.