Porositë politike të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023”, e cila po zhvillohet nga FSK-ja me e NATO-s janë pesimiste për Serbinë, shkruan GazetaBlic.
Kështu ka thënë sot Tomislav Gjurin, ish-koloneli i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë.
“Porositë janë shumë pesimiste për ne, përafërsisht tingëllojnë si, ose bashkohuni, ose ju konsiderojmë armik, kështu që do ta zgjidhim në një mënyrë tjetër, dhe në veçanti na është dërguar një mesazh negativ, se Kosova është përfshirë në atë stërvitje me korin mbrojtës FSK”, tha Gjurin.
Ai ka shpjeguar se Prishtina ende zyrtarisht nuk ka armë, por ka një Ministri të Mbrojtjes dhe një staf komandues. Sipas tij, në konfliktet e vendeve të vogla fitues është ai që ka një aleat më të fortë.
“Në konfliktet e sotme mes vendeve të vogla, fituesi është ai që ka një aleat më të fortë në anën tjetër, i cili e furnizon atë, e mbështet politikisht, e mbështet në media, e mbështet diplomatikisht në OKB dhe në fund e armatos atë”, tha Gjurin.


