Lajme

Ish-ushtaraku britanik: Porti i NATO-s në Durrës lehtëson dislokimin e trupave në Ballkan

06/24/2025 14:14
nga:G B

Ish-ushtaraku britanik Ade Clewlow, i cili ka shërbyer më parë në Kosovë, ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me përforcimin e infrastrukturës ushtarake të Aleancës në portin e Durrësit.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova,  Clewlow e cilësoi si “lajm të mirë” angazhimin e NATO-s në ngritjen e një porti të mundshëm në Durrës, i cili do të mundësonte dislokimin më të lehtë të trupave aleate në vende të ndryshme të Ballkanit.

“Është lajm vërtet i mirë që NATO po përdor kapacitetet e secilit shtet anëtar për nevojat strategjike. Nëse mundësohet edhe një port për dërgimin e ushtarëve në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kjo do të ishte një qasje shumë efektive”, tha Clewlow.

Ai theksoi se një nismë e tillë do të kishte ndikim pozitiv jo vetëm për Shqipërinë, nëse porti ngrihet aty, por për të gjithë rajonin në aspektin e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak.

“Ky lloj bashkëpunimi është i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin”, u shpreh ai.