Emanuel Egbo nuk e harron Tiranën. Këtë herë ish-trajneri kampion ka analizuar bardheblutrë e Orges Shehit.
Në një lidhje LIVE për “Oversport”, Egbo ka folur edhe për derbin mes Partizanit dhe Tiranës që do të luhet më 6 mars duke nisur që nga ora 13:00.
Ish-timonieri i bardhebluve injoroi të kuqtë, pasi sipas tij nuk kanë organikën e duhur për të tituar ndaj bardhebluve.
“Çfarë skeme duhet të përdorë Tirana? Nuk mund te them unë se çfarë skeme duhet të përdorë Tirana. Përpara çdo ndeshje lojtarët dhe skuadra duhet të dinë se çfarë kualiteti kanë dhe për t’iu përshtatur kundërshtarit. E kam ndjekur kampionëtin shqiptar sa herë që mu është dhënë mundësia.
Skuadra më me kualitet? Kampionati nuk ka shumë diferenca mes skuadrave. 3 skuadrat e kreut besoj se kanë mjaft kualitet. Mendoj se Tirana ngre sërish trofeun.
Derbi, çfarë këshille keni për bardheblutë? Unë mendoj se Tirana që ka gjithë mundësitë për të fituar derbin. Nuk e shikoj Partizanin që mund të fitojë derbin, pasi nuk kanë forcën e duhur. Tirana ka lojtarët më të mirë në organikë. Bardheblutë duhet të mbajnë presionin e sfidës.
Titulli? Mendoj që favorit për titullin është Tirana, pasi ka një skuadër më të mirë se rivalët. Tirana ka rivale vetëm vetën. Bardheblutë kanë gabuar, por edhe rivalët për titull kanë gabuar. Mendoj që Tirana do të fitojë sërish titullin, pasi ka më shumë eksperiencë se rivalët. Çfarë i mungon kësaj Tirane? Nuk ka asnjë skuadër që të ketë fituar 4-5 ndeshje rresht, mendoj që vetëm kjo i mungon Tiranës. Këtë sezon të gjitha skuadrat kanë pasur shumë luhatje”, ka deklaruar Egbo.


