Ish trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci po përballet me një incident shqetësues pasi makinës së tij iu vu zjarri në orët e para të mëngjesit.
Audi Q8, i parkuar në oborrin e vilës së tij në Spinaceto, u ndez qëllimisht, duke nxitur një hetim nga Karabinierët e stacionit Eur.
Zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje, së bashku me hetuesit, konfirmuan se automjeti ishte djegur qëllimisht. Autoritetet aktualisht po shqyrtojnë pamjet e sigurisë nga vila dhe rrugët aty pranë për të përcaktuar shkakun dhe nëse zjarri lidhej me një tentativë të dështuar për vjedhje.
Panucci, i cili aktualisht ndodhet në Dubai, u informua për ngjarjen dhe mund të merret në pyetje pas kthimit të tij në Romë në ditët në vijim. Ndërkohë që nuk ka pasur raportime për kërcënime ndaj ish-futbollistit, natyra e qëllimshme e zjarrit ka ngritur shqetësimin e hetuesve.
/GazetaBlic Sport


