Ish-trajneri gjerman, Berti Vogts kërkon praninë e lojtarit të Bayern në debutimin e kombëtares gjermane në Euro 2020.
Berti Vogts tha se do ishte mirë që Joshua Kimmich të luante ndaj Francës si mesfushor, dhe jo si një anësor, për të parandaluar një “shkatërrim” të Gjermanisë ndaj Francës, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kundër Francës duhet të mbyllësh qendrën dhe kjo nuk arrihet me dyshen Kroos-Gündogan sepse të dy janë tepër ofanziv. Për Kimmich mbrojtja ka përparësi. Pa atë në qendër, Franca do të na shkatërronte“, tha Vogts.
/GazetaBlic Sport/


