Sporti

Ish trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Hafizi: Lewandowski meritonte “Topin e Artë”, kjo ceremoni e ngjajshme me Eurovisionin

11/30/2021 10:59
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Lionel Messi është përzgjedhur fituesi i Topit të Artë për vitin 2021.

Përkundër se ishte i përfshirë në garë me konkurrentë të shumtë, ylli argjentinas ka arritur të dalë i pari në ceremoninë e zhvilluar në ‘Theatre du Chatelet’, përcjell GazetaBlic Sport. 

Kishte reagime të ndryshme nga e gjithë bota pas shpalljes së tij si fitues, me shumë njerëz që menduan se vlerësimi nuk ishte i drejtë.

Njëri nga ata është edhe ish trajner i kombëtares së Shqipërisë, Astrit Hafizi.

Në një prononicim për GazetaBlic Sporti ai tha se Lewandowski e meritonte Topin e Artë dhe se kjo ceremoni po ngjason me formën e votimit në Eurovision.

“Mendoj se Lewandowski e meritoi Topin e Artë! Besoj se kjo anketë realizohet si festivali i Eurovision, me votim subjektiv-miqësor! Kësaj radhe kështu më dukej”, tha Hafizi për GazetaBlic Sport.