Pierluigi Casiraghi, një ish sulmues i Italisë që përfaqësoi Juventusin, Lazion dhe Chelsean në vitet 1990, theksoi cilësitë që e bëjnë Zlatan Ibrahimovic një nga sulmuesit më të mirë në histori.
Sidoqoftë, ai tha se këto janë karakteristika të pamjaftueshme për t’iu dhënë Topi i Artë, çmim ky që simbolizon nivelin më të lartë për një futbollist, përcjell GazetaBlic Sport.
“Forca mendore e Ibrahimovic bën një ndryshim. Në atë aspekt është unik, diçka që arrin të kombinohet me një klasë të madhe. Ai bëri histori, por nuk pati fatin të arrinte Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon të cilët janë padyshim një hap para tij. Kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk e fitoi Topin e Artë”, konsideroi Casiraghi në një intervistë për gazetën Tuttosport.
/GazetaBlic Sport/


