Ish sulmuesi i mirënjohur italian, Luca Toni pretendon se Romelu Lukaku është një sulmues më i kompletuar sesa Cristiano Ronaldo.
Në moshën 36 vjeçare, Ronaldo ka 25 gola në Serie A në 27 ndeshje për Juventusin deri më tani këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërkohë, Lukaku shënoi 21 gola në 29 paraqitje të Serie A.
“Lukaku është vendimtar për ekipin e tij edhe kur nuk shënon gola, por CR7 është gjithmonë lojtar i klasit botëror,” tha ish-qendër sulmuesi i Bayern Munchen dhe Italisë, Luca Toni në faqen e tij në TikTok.
“Në këtë moment në kohë, unë e shoh Lukakun si një sulmues më të plotë se Ronaldo, veçanërisht duke marrë parasysh se ai është gjithashtu më i ri”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


