Euro2024

Ish-sulmuesi i Chelseat: Nëse Franca do të luante në oborrin e shtëpisë sime, do t’i ulja perdet

07/07/2024 20:01
nga:Lorik J

Franca u kualifikua në çerekfinalen e Euro 2024 pasi mundi Portugalinë me penallti në një ndeshje të dobët që përfundoi 0-0 pas kohës së rregullt dhe shtesë.

‘Gjelat’ nuk kanë shënuar ende gol nga loja e hapur në këtë turne europian dhe janë kritikuar për paraqitjen e tyre.

Mes kritikëve të kombëtares franceze është edhe ish-sulmuesi i Chelseat, Chris Sutton, i cili bëri një koment kurioz për lojën e tyre.

“Nëse ata do të luanin në oborrin tim, unë do t’i ulja perdet,” tha Sutton.

Tashmë për Francën është përballja me Spanjën, në të cilën do të përcaktohet një nga finalistët e Europianit të Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport