Ish-reprezentuesi anglez, Gabriel Agbonlahor, argumentoi se Manchester United duhet të negociojë largimin e Cristiano Ronaldos në fund të këtij sezoni.
Ai thotë se Ronaldo nuk është pështatur te United, dhe se duhet t’i lejohet më shumë hapsirë lojtarëve të rinj si Greenwood, Rashford dhe Sancho, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ronaldo ka shënuar, por ata janë gola që Greenwood do t’i kishte shënuar, që Rashford do t’i kishte shënuar nëse do të ishte në atë pozicion. Për mua, Ronaldo duhet të largohet në verë. Le të luajnë Greenwood, Sancho dhe Rashford së bashku”, tha ish-sulmuesi, duke folur për Football Insider.
“Përpara se të vinte, Bruno Fernandes ishte lojtari kryesor. Tani është Ronaldo. Ai ishte kapiten kundër Wolves, por para se të mbërrinte do të ishte Bruno Fernandes kur Harry Maguire do të ishte jashtë. Aty do të ketë presion. Nëse analizojmë situatën, Ole Gunnar Solskjaer gaboi që e riktheu Ronaldon. Është kaq e thjeshtë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


