Lajme

Ish-shefi i SHIK-ut: Kosova di me mençuri të përballojë çdo agresion serb

02/03/2026 22:52
nga:Genita C

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, Irakli Koçollari, ka deklaruar se Serbia vazhdon të mbajë qëndrime aktive dhe të rrezikshme ndaj Kosovës, duke thënë se mentaliteti i shtetit të madh vazhdon të jetë i rrënjosur në politikën dhe qasjen e saj.

Në Debat Plus, Koçollari tha se veprimet e Serbisë dëshmojnë se ajo ende ushqen ambicie hegjemoniste, ndërsa përmendi rastin e sulmit terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë një zyrtar policor i Kosovës.

“Në këtë kuptim ata janë aktiv, këtë duhet ta kuptojmë mirë. Se janë mësuar me idetë e shtetit të madh, të orekseve të mëdha. Shikoje, vranë atje policin tonë, njeriun tonë të shtrenjtë dhe akoma nuk e dorëzon kriminelin, kur dihet që është e filmuar. Ata janë të bindur, të bindur duhet të jemi dhe ne për të mbrojtur vendin tonë, Kosovën…Ka bijë të devotshëm dhe të denjë e them e me emision këtë, patriot si rrallë kush. Që di të përballojë edhe me mençuri, edhe me aftësi profesionale edhe me devocion çdo lloj tentative të agresiviteti serb”, ka thënë Koçollari.