Ish shefi i sektorit për Rusinë në MI6 Christopher Steele: Aktivitete të shtuara të operativëve rusë të inteligjencës në Beograd Vlerësohet se janë shtuar aktivitetet e operativëve rusë të inteligjencës në Beograd.
Një vlerësom të tillë e ka bërë ish-shefi i sektorit për Rusinë MI6 Chrksopher Steele.
Gjatë një interviste ai thekson faktin se zyrtaeë rusë të ilteligjencës që janë dëbuar nga disa vende perëndimore nane rigrupuar në disa kryeqytete, e një nga to është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi.
Mes tjerash ka nënvizuar se Serbia paraqet problem, duke rikthyer historinë se në të kaluarën Serbia është përdorur si bazë operuese për shërbimet ruse të inteligjencës.
“Zyrtarët rusë të iteligjencës të dëbuar nga shumë vende perëndimore, sidomos nga ato evropiane, janë rigrupuar në disa kqyeqytete, siç e kuptoj në 3-4 kryeqytete, dhe një nga këto është Beogradi. Unë mendoj që në këtë kontekst Serbia paraqet problem të veçantë. Në të kaluarën Serbia është përdorur si bazë operuese për shërbimet ruse të inteligjencës, në veçanti nga GRU, shërbimi inteligjent ushtarake, nga ku organizuan një grusht shteti në Mal të Zi dhe ngritën një “bot farm” për të ndikuar në zgjedhjet e vendeve perëndimore nga 2016 e në vazhdim.”, shprehet Steele.


