Me përzgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës, janë emëruar edhe disa nga bashkëpunëtorët e ish-kryetarit të partisë dhe ish-presidentit, Hashim Thaçi.
Ish-ministri, që për një kohë ishte edhe shef i kabinetit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, do të jetë anëtar i Kryesisë së re të Partisë Demokratike të Kosovës.
Gjithashtu, në kryesi të re do të jenë edhe ish-ambasadori Bernard Nikaj dhe Donika Shahini.
Kjo është përbërja e re e Kryesisë së PDK-së


