Lajme

Ish-profesori i Juridikut: Kur administrata futet në ndarjen e drejtësisë, shteti merr formën e diktaturës!

01/05/2022 20:06
nga:Y I

Ligji për Konfiskimin e Pasurisë i miratuar nga Qeveria Kurti dhe tashmë i dërguar në Kuvend, thotë se ‘Prezumimi i pafajësisë’ apo që askush nuk është i fajshëm derisa të vërtetohet fajësia, si një e drejtë juridike e të akuzuarit, nuk do vlejë.

Sipas këtij projektligji, do të mjaftojë një shpërputhje mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25,000 eurosh, që Byroja të fillojë procedurën për të konfiskuar pasurinë e zyrtarit.

Duke folur në lidhje me këtë Ligj, ish-profesori i Fakultetit Juridik, Muhamed Kelemendi, thotë se shteti ligjor nuk ‘guxon’ te preket me Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë.

Kelmendi thotë se nuk lejohet që organet administrative të konfiskojnë pasuri, atë e bëjnë vetëm gjykatat.

“Shteti ligjor dhe demokratik nuk guxon të preket me Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë. Juridikisht nuk ka ligje që veprojnë në mënyrë retroaktive apo prapavepruese. Kjo, për faktin se ligji hyn në fuqi në ditën e shpalljes në fletoren zyrtare, pasi që të nënshkruhet nga Presidenti.Qeveria mund të nxjerre dhe të propozon në Kuvend te Republikes lloj-lloj të projektligjeve. Edhe Kuvendi mund të aprovojë projektligje të tilla. Ka mundësi të nënshkruhen dhe te shpallen zyrtarisht. Por, ligjet e tilla me padi në Gjykatën Kushtetuese anulohen.Kuptohet se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pasurisë së paligjshme është e drejte. E ajo luftë nuk bëhet me norma te tilla juridike. Nuk lejohet që organet administrative të konfiskojnë pasuri. Mund të zhvillohen procedurat. Natyrisht edhe të nxirren prova. Mirepo, aktin perfundimtar e jep vetem gjykata kompetente.Megjithatë, Kosova ka ligjet në fuqi, edhe pa këtë ligj. Ekziston prokuroria dhe gjykatat. Kemi shume agjensi antikorrupcion etj.Kërkohet që të ndërmerren hapa konkret ne drejtim të rritjes se funksionalitetit te organeve” tha Kelmendi për “Gazeta Blic.

Kelmendi thotë se në momentin që administrata futet në ndarjen e drejtësisë atëherë humb karakteri i shtetit ligjor dhe shteti merr formën e diktaturës.

“Nuk lejohet që për shkak te neglizhencës në sistemin juridik, të dështon shteti ligjor. Gjykatat nuk zëvendesohen me asnjë organ administrativ.Kërkohet që Prokuroria Speciale të hapi hetimet dhe mbi ato rrezultate të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nga ana e gjykatave.Akuzuesi duhet te paraqesë prova. Nuk lejohet që mbi bazen e ndonjë shume të të hollave te akuzohet askush.Dyshime mund te krijohen, por pa prova dhe shqyrtim kryesor, nuk konfiskohet asnjë pasuri.Nuk ka mundesi juridiko-kushtetuese dhe as që duhet pretenduar qe organet administrative të hetojnë dhe konfiskojnë pasurinë. Nëse kështu behet dhe lejohet në Kosove, humb shteti i së drejtes.Veprimi tjeter, duke futur administraten ne ndarjen e drejtesise, e futim kështu shtetin në një gjendje të rendë dhe shumë konfliktuoze.Humb karakteri ligjor i shtetit dhe shteti merr formë të diktaturës” deklaroi ai për “Gazeta Blic”

Në lidhje me këtë ligjj ka reaguar pak më parë edhe ish-krytari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se një ligj të tillë e ka shteti i Kinës.

“Qata që i kanë ka 25 mijë prej vitit 2008 – A munden me i transferu paret jashtë. Ndoshta me i ndal me ligj edhe transferet jashtë vendit (deri në 2k në muaj). Skeni çka me konfisku mandej. Kina e ka një ligj të tillë. #ironi #cinizem #jopernime”, ka shkruar Ahmeti.

Ekskluzive: Ligji për konfiskimin e pasurisë- nuk do të vlejë prezumimi i pafajësisë dhe barra e provës do të bie mbi palët e jo mbi Byron

Shpend Ahmeti i reagon ashpër qeverisë, pas shkrimit të Gazeta Blic, rreth ligjit për konfiskim të pasurisë: Kina e ka një ligj të tillë