Lajme

Ish-presidentja Jahjaga shkon në Mitrovicë, pritet në takim nga Faton Peci

04/30/2026 17:26
nga:Genita C

Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim në Mitrovicë me kryetarin Faton Peci, ku është diskutuar për zhvillimet pozitive në qytet dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ajo theksoi se fokusi i bisedës ishte fuqizimi i mëtejmë i grave dhe rinisë, duke e cilësuar takimin si frytdhënës dhe në të mirë të qytetarëve.

Jahjaga gjithashtu shprehu kënaqësinë për rikthimin në Mitrovicë dhe falënderoi për mikëpritjen.