Lajme

Ish-presidentja Jahjaga darkon me admiralin Munsch, e falënderon për kontributin e KFOR-it

08/27/2024 22:05
nga:Sh R

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stuart B. Munsch.

Jahjaga ka ndarë edhe një fotografi nga ambientet e qëndrimit sonte, ku dhe thotë se e ka falënderuar admiralin për punën ndër vite të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë.

”Një darkë shumë e mirë pune me mikun tim, Admiralin Stuart B. MUNSCH.

Falënderova Admiralin për punën ndër vite të KFOR- it si garantues të sigurisë dhe paqes në Kosovë”.