Lajme

Ish-presidenti rus: Gati 175 mijë ushtarë i janë shtuar ushtrisë ruse

05/28/2025 18:18
nga:Y I

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka thënë se gati 175 mijë ushtarë janë bashkuar me ushtrinë e Rusisë që nga fillimi i vitit.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS raportoi se Medvedev e ka bërë këtë deklaratë në një takim me zyrtarët, raporton Sky News.

Ish-presidenti rus gjithashtu ka shtuar se më shumë se 14 mijë njerëz i janë bashkuar ushtrisë si vullnetarë.