Lajme

Ish-presidenti i Ukrainës, zbret në terren të ndihmojë forcat ukrainase

03/07/2022 12:07
nga:Donika Fetahu

Ish-presidenti i Ukrainës, i veshur me uniformë ushtarake, u është bashkuar grupit të civilëve që po sigurojnë ndihma për ushtarët. I armatosur, Petro Poroshenko, sipas raportimeve, ndodhet në një nga rrugët kryesore që është ende e hapur jashtë kryeqytetit Kiev.

Duke folur me një grup xhirimi të Sky News, ai u shpreh se grupi i tij ka siguruar mbrojte ushtarake për 2,500 njerëz.

“Rreth 17 raketa goditën mbrëmë në Kiev”, tha ai.